Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian.
Lajmi e mirë e ndau sot Kryeministri Edi Rama, i cili informoi se kishte patur një telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Më në fund”, tha Rama, duke informuar mbi telefonatën e kryer gjatë takimeve në ambientet e zyrave të Bashkisë Krujë.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thekson se “ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor”.
Në një postim në Twitter, Ursula von der Leyen pohon se “diskutova me kryeministrin Edi Rama për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga KE për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë””.
“Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, thekson presidentja e KE.