Kryeministri Edi Rama ka akuzuar PD se ka braktisur dhe mjeruar qarkun e Dibrës, një nga bastionet historike të saj në zgjedhje. Duke iu referuar si partia e rublave, pas akuzave se PD ka përdorur financimet ruse për lobime, Rama thotë se e djathta e ka lënë Dibrën një tokë djerrë duke e lënë të braktisur për një kohë tepër të gjatë.

Gjatë vizitës dy ditore që zhvilloi në qarkun e Dibrës, Rama tha se më në fund kanë nisur të shihen frytet e një pune të bërë me durim gjatë qeverisje së PS përmes financimeve të ndryshme në zonë.

“Mirëmëngjesi nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur”, shkruan Rama.

Kryeministri një ditë më parë ishte në Dibër me banorët, ku akuzoi dyshenberisha meta se i ka bashkuar rubla, ku Meta bërtet për dosjet e ish sigurimit, kurse Berisha ka votuar pro ndaj raportit të të Dick Marty-t për inkriminim e krerëve të UÇK-së për krime lufte.

/rtsh.al/