ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku po merr pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s.
Kreu i qeverisë shoqërohet në këtë samit edhe nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Kryeministri Rama ka ndarë pamje nga mbërritja në Samit dhe foto me liderët e NATO-s, ku ka takuar kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel është i pranishëm edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në qendër të Samitit do të jetë lufta në Ukrainë, teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet liderëve të NATO-s përmes videos.



























