Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish, lidhur me deklaratat e opozitës se nga 1 nëntori do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Rama, nëpërmjet një postimi në Twitter, deklaron se opozita e rublave që u thotë sot shqiptarëve se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit, vetëm sa shpërmdan lajme të rreme.
“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet, siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash”- shkruan Rama.
/rtsh.al/