ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli sot përmes rrjeteve sociale të tjera fakte, që sipas tij vërtetojnë se si “opozita e rublave i ka ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg”.
Rama publikoi njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, mbi takimin në Tiranë të ish-Kryeministrit, Sali Berisha me kryetarin e komisionit të Jashtëm të Dumës shtetërore ruse, Konstantin Kosachev, një muaj para votimit të rezolutës kundër Kosovës në KiE.
“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar ‘shumë e rëndësishme’ nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata”, tha Rama.