Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video që ai e cilëson “plot humor” nga samiti i NATO-s që u mbajt në Lituani.
Në video-montazh si një film aksion shfaqen krerët e shteteve të cilët janë pjesë e NATO-s, të përshkruar si ushtarakë me armatime si dhe viti i anëtarësimit të vendit të tyre në Aleancë.
Mes liderëve botërorë shfaqet dhe kryeministri Rama i cili mban në dorë një automatik të vjetër kallashnikov.
Video e publikuar nga Rama nis me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidentin francez Macron, presidentin e SHBA-së Biden dhe të tjerë liderë me radhë duke u përmbyllur me presidentin ukrainas, Zelensky.



























