ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpall sot qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese në Kalabri.
Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, Rama vlerësoi se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës së Vaccarizzo Albanese në Kalabri.
“Faleminderit për nderimin, qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, aty ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës”, u shpreh ai.
Kryeministri shoqërohej në këtë aktivitet nga bashkëshortja Linda Rama si dhe të zgjedhur të pushtetit vendor si kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha etj.
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama nisi dje vizitën në Kalabri, ku u mikprit me entuziazëm nga komuniteti arbëresh, atje.
(vijon) m.m/af/