Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mesazhit të Hashim Thaçit pas 4 ditëve intervistimi në Hagë. Rama ka publikuar një foto nga dita e djeshme, ku Thaçi u prit nga qindra shqiptarë bashkë me flamujt e UCK-së.
“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë!”, shkruhet në foton e publikuar nga Rama me foton e Thaçit me qytetarët.
Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për katër ditë radhazi u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të specializuar pranë Gjykatës Speciale në Hagë. Ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit te PDK-se Kadri Veselit dhe disa të tjerëve është paralajmëruar mundësia e ngritjes së një aktakuze për krime të kryera gjatë luftës së fundit.