Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Twitter mesazhin e futbollistit Armando Broja i cili shpreh krenarinë dhe nderin që është shqiptar. Kreu i qeverisë deklaron se ndihet krenar për çdo shqiptar që punon dhe kontribuon në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa nuk ka lënë pa shigjetuar sërish Sekretaren e Brendshme britanike pas deklaratave që kjo e fundit bëri për shqiptarët.

Krenar per ty @armandobroja9 dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.

/rtsh.al/