ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Mark Rutte, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.
Në këtë takim, Rama shoqërohej edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Kryeministri Rama ndodhet në Ankara për të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate do të diskutojnë mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.
Samiti në Ankara po mbledh udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.




























