Elbasani në basketboll për meshkuj nuk ka ndërmend të ndalet, duke arritur një tjetër fitore bindëse këtë sezon. Verdheblutë kanë triumfuar në transfertë ndaj Pogradecit në shifrat 144-109 dhe mbajtur kryesimin me 14 pikë të plota pas shtatë javësh. Kjo ndeshje solli edhe një rekord pikësh në parket, plot 253. Shtatë lojtarë të Elbasanit shënuan dopioshifër, duke treguar nivelin e kësaj skuadre, ndërsa më i miri i ndeshjes u shpall amerikani Thomson me 35 pikë e 11 kërcime. Këtë sezon verdheblutë kanë hyrë në kampionat me synime të qarta, ku duan me çdo kusht pjesëmarrjen në Superligë edicionin e ardhshëm. Deri më tani janë treguar perfektë dhe kanë shtypur të gjithë rivalët, duke merituar edhe vendin e parë në renditje.
Elbasaninews