Gold AG i dha fund beqarisë disa muaj më parë. Në qershor, ai publikoi disa foto me bashkëshorten, duke prezantuar kështu për herë të parë vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Por, lajmi i lumtur këtë herë është se familjes do t’i shtohet një tjetër anëtar. Në një intervistë për “Prive”, Gold AG ka treguar se bashkëshortja, Ermira, është shtatzënë për herë të parë. Çifti po presin me padurim ardhjen e bebushit në jetë, ndërsa reperi shprehet se ndihet më i emocionuar se kurrë. Ai nuk ka preferuar ta zbulojë gjininë e fëmijës, ashtu sikurse ka shtuar se për të nuk ka rëndësi nëse është vajzë apo djalë, mjafton që të gëzojë shëndet të plotë.

Lidhur me bashkëshorten, Gold AG është shprehur se tek ajo ka gjetur femrën ideale dhe lumturinë e vërtetë. /News31