Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas motit të pazakontë me stuhi e rebeshe shiu, që përfshiu këtë pasdite Librazhdin, duke përmbytur gjithë qytetin.

Balla shkruan në Facebook se Shtabi i Emergjencave po merr masat për situatën, po evakuohen banorët ndërsa thekson se aktualisht rruga Librazhd-Elbasan është e pakalueshme.

“RESHJE TË MËDHA SHIU NË LIBRAZHD. SHTABI I EMERGJENCËS PO MERR MASAT. PËR MOMENTIN RRUGA KOMBËTARE LIBRAZHD-ELBASAN ËSHTË E PAKALUESHME PËR SHKAK TË RRËSHQITJEVE TË GURËVE DHE DHEUT”, shkruan Balla.