Reshjet e dendura të shiut kanë qenë të pranishme edhe në zonën e Librazhdit. Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur disa lagje të qytetit.

Për shkak të prezencës së madhe të ujit në rrugë, aksi nacional që lidh Elbasanin me Librazhdin është i bllokuar. Raportohet se në këtë aks ka edhe rënie gurësh pranë kthesës së Murrashit.
Ndërkohë në qytetin e Librazhdit është përmbytur fusha e sportit dhe godina e nënprefekturës.