Administrata e Biden dhe aleatët e saj ndërkombëtarë po kërkojnë vota në Kombet e Bashkuara këtë javë në përpjekje për t’i nxitur sa më shumë vende të jetë e mundur që të mbështesin rezolutën historike, të paraqitur prej SHBA-së e Shqipërisë, e cila godet pretendimet territoriale të Rusisë në Ukrainë.
Csaba Kőrösi, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, thirri të hënën një seancë të posaçme urgjente të këtij organizimi ndërsa votimi pritet më vonë javën e ardhshme. Një diplomat i lartë britanik e përshkroi fushatën si një “përpjekje masive lobimi dhe kontakti”, ku përfshihët pohuajse çdo nivel i infrastrukturës diplomatike të SHBA-së, nga ambasadorët e deri tek ndihmës sekretarët e madje dhe vetë Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Bashkimi Europian ka ftuar pothuajse të gjithë anëtarësimin në OKB – 188 vende – për të diskutuar projekt-rezolutën. Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut dhe Eritrea nuk morën ftesa, bazuar në kundërshtimin e tyre ndaj integritetit territorial të Ukrainës në rezolutat e mëparshme të OKB-së.
Një draft i dokumentit, kërkon që Moska të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe thotë se “të ashtuquajturat referendume të paligjshme” të organizuara nga Kremlini përmes të cilave pretendohet katër territore të vendit si ruse, “nuk kanë vlefshmëri sipas ligjit ndërkombëtar dhe nuk formojnë bazë për çdo ndryshim të statusit të këtyre rajoneve të Ukrainës”.


























