Shkolla “Onufri” në Elbasan po shndërrohet në një qendër të vërtetë artistike, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Elbasanit. Shume shpejt shkolla do të jetë gati për të pritur nxënësit dhe mësuesit në hapësirat e reja, ku gjithashtu janë shndërruar totalisht laboratorët, terrenet sportive dhe biblioteka, të gjitha në standardet më të mira bashkëkohore.

Kryebashkiaku Gledian Llatja, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe drejtuesi Politik, Damian Gjiknuri, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve. Llatja evidentoi rëndësinë e kësaj shkolle e cila nuk i shërben vetëm Elbasanit, por edhe talenteve të bashkivfe rrotull.

Gjiknuri vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes qeverisë dhe bashkisë për investimet e kryera, jo vetëm në arsim, por në shumë sektorë të tjerë.

 

Manastrirliu nga ana e saj theksoi vëmendjen ndaj shkollave artistike të cilave do t’u jepet një status i veçantë.

Infrastruktura shkollore ka qenë në vëmendjen e veçantë të Bashkisë së Elbasanit, por edhe vetë qeverisë shqiptare. Në Elbasan aktualishte disa shkolla janë në rikontruksion. Bashkia është kujdesur që çdo rikonstruksuin të jetë total duke përfshirë standardet më të mira, qoftë shkolla në fshat apo qytet.