Do të rinisin ditën e sotme fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve të ngelur në shtete të tjera.
Procesi i riatdhesimit do të zgjasë sot dhe nesër. Sot do të kryhen udhëtimet Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë.
Ndërsa nesër në datën 19 prill, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë. Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra, ndërkohë që ministrja Balluku tha se po vlerësohen edhe destinacione të tjera.
Të gjithë aytetarët që do të riatdhesohen do të akomodohen në Durrës, në dy hotelet e vendosura nga qeveria.
Paketa do të jetë 100 € për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21 € në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14 € do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet Anti-COVID-19, ndërsa vetëm 7 € do të paguhen nga personi për ushqimin.
Hotelet e karantinimit në Durrës që do të ruhen nga ushtria, ndërsa kamerat do të monitorohen nga Policia e Shtetit.