Një grua, e cila ishte drejtuar këtë të martë Kishës se Laçit duke kryer një ritual në një shpellë ka rënë nga lartësia, duke marrë dëmtime të rënda në kokë.

Gruaja është dërguar me ambulancë drejt spitalit të Laçit, por si pasojë e frakturave të rënda, ka ndërruar jetë.

Incidentet nuk mungojnë gjatë peligrinazhit në kishën e Laçt, për shkak të numrit të madh të njerëzve, që kryejnë aty rituale, veçanërisht të martave.

Duke nisur nga sot, për 13 të marta, kisha katolike e Shën Antonit të Padovas dhe Shpella e Shën Vlashit bëhen destinacionet e pelegrineve nga të gjitha besimet. Besimtarë të shumtë zgjedhin që rrugën për te Kisha ta bëjnë në këmbë

Top Channel