Dy të rinj kanë provuar se romanca nuk ka vdekur por është po aq e fuqishme sa shumë kohë më parë, madje si ajo në librat e Shakespeare. Qyteti i Veronës ka shërbyer si skenë për një tjetër dashuri të madhe si ajo e Romeo dhe Zhuljetës.
Michele D’Alpaos tregon se ai ra në dashuri me shikim të parë me Paola Agnelli kur e pa atë nga ballkoni i shtëpisë.
Ata u panë për herë të parë gjatë karantinimit, kur dolën të dy në ballkone për ët dëgjuar muzikën që do të luhej për të ngritur moralin gjatë krizës. Paola tregon se muzika në sfond ishte si një ‘shigjetë e hedhur nga Kupidi’ që ndezi dashurinë e tyre./syri/