Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetin social Facebook u ka bërë sërish thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskave.

Manastirliu thotë se zbatimi i rregullave të vendosura do të ulë me 60% rrezikun e infektimit nga koronavirusi.

POSTIMI I PLOTE

Masat #antiCOVID

Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin✅

‼️Vendose #maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili #kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID19.

#BashkëJaDalim