Instituti i Shëndetit Publik ku dhe konfirmohen rastet pozitive me Sars Cov 2 deklaron se 130 persona ne çdo 100 mije banore janë te prekur nga virusi.
Albana Fico: Bëhen ato qe vijnë nga mjeku i familjes nga 127, ato me simptoma sepse tamponi i një asimptomatiku nuk ka rendësi se nuk rriskon jete. Nuk ka preferenca.
Ne total ne Shqipëri kryhen rreth 3000 tamponë ne dite ne sistemin publik dhe privat. Sipas Ficos kjo shifër ka ardhur duke u rritur por gjithmonë sipas një logjike gjurmimi dhe hetimi.
Albana Fico: Testo test testo , rastet e dyshuara ne i testojmë ne baze te hetimit epidemiologjik.
Ndërkohe shume qytetareve u konkludohet ne skaner nëse janë prekur nga covid edhe pse rezultati nuk është shume i sigurte, sikundër edhe tamponët kane një marzh gabimi.
Top Channel