Pasi koronavirusi ka ‘pushtuar’ botën, shumë persona kanë mbetur të papunë.
Në muajin mars kompania gjigande ‘Amazon’ ka punësuar rreth 100.000 persona ndërsa tani për shkak të rritjes së kërkesave, kompania kërkon të punësojë 75.000 veta të tjerë.
Kompania ka thënë si i duhet më shumë personel për të përballuar rrijten e shumtë të kërkesave.
“Ne mirëpresim cilindo që është pa punë për t’u bashkuar me Amazon, derisa gjërat të kthehen në normalitet”, tha kompania përmes një deklarate.
Mbi 17 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës në SHBA gjatë tri javëve të kaluara, për shkak të izolimit nga koronavirusi.
Zyrtarët thanë se çdo ditë ndajnë rreth 45 mijë pako ushqimore, ndërkohë që nga muaji mars e deri tani kërkesat thuajse janë dyfishuar. (news bomb)