Rritet numri i personave që kanë humbur jetën nga komplikacione të shkaktuara nga koronavirusi, në Greqi.

Sipas të dhënave është shënuar një rekord i ri i zi,  me 43 humbje jete në vetëm 24 orët e fundit, duke e çuar kështu në 909 numrin e viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi është rritur për 2.752, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 63,321 297.

52,423 janë raste aktive dhe 297 vetë ndodhen në intubim, në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 9,989 persona të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 2 milionë.

Pavarësisht kontrolleve te rrepta dhe mbylljes se përgjithshme , Greqia përsëri regjistron një rekord te trefishte sa i përket rasteve, vdekjeve dhe te intubuarve me Covid-19.

Perseri vendin e pare e mban Selaniku me 777 raste, i ndjekur nga Athina me 635 dhe Larisa e Serresi me 137 dhe 114 te prekur perkatesisht. Per te 8 dite rresht është rritur numri i te intubuarve qe ka shkuar ne 297 persona.

Nen presionin te jashtëzakonshëm ndodhen autoritetet spitalore te Selanikut për shkak te shpërthimit te rasteve dhe shtrimit ne mase te pacienteve me simptoma covid-19.

Vasilis Kikilias Ministri i Shendetsise: Mjafton t’ju them se nga dje deri sot kishim 25 intubime ne dhomat e terapisë intensive ne Greqinë e Veriut. E kuptoni se ne se do te shtohen ne ditët e ardhshme se për cfare shifra flasim. Dhe vetëm ne spitalin Axepa e Selanik kishim 85 shtrime gjate turnit te natës se spitalit deri ne mëngjes.

Mihalis Chrisohoidhis Ministër i Rendit: Selaniku po kalon nje periudhe te vështire dhe Greqia e Veriut është ne sprove.Mos e rendoni gjendjen e qytetit me dalje te panevojshme, ju bej thirrje për këtë.

Pervec qyteteve pranë Selanikut ku prekshmëria është ne shkalle te larte edhe Larisa ndodhet ne nje situate alarmante.
Ne keto kushte qeveria greke ka shtrënguar perseri masat megjithëse vendi ka disa dite qe ndodhet ne lockdown. Kështu prej te premtes ,sic ka sqaruar zv/ministri i Mbrojtjes civile, prej ores 9 te mbrëmjes deri ne orën 5 te mëngjesit do te lejohen te dalin duke marre leje me mesazhe telefonike vetëm ata persona qe do te shkojnë tek mjeku ,ne pune ,apo do te nxjerrin pranë vendit ku banojnë kafshët shtëpiake. Gjithashtu është ndaluar gjueti dhe peshkimi.

Autoritetet bejne thirrje për respektim rigoroz te rregullave duke theksuar se vendi ndodhet ne nje situate kritike.

Top Channel