Numri i të papunëve të rinj në një javë në SHBA ka mbetur pothuajse i qendrueshëm me 1,3 milionë persona që janë regjistruar nga 5 korriku deri më 11 korrik, sipas shifrave të publikuara nga Departamenti i Punës.
“Përsa i përket numrit të përgjithshëm të përfituesve të një ndihme, ai ka shënuar gjithashtu një rënie të lehtë”, sipas të dhënave të publikuara.
Rreth 17,3 milionë amerikanë u prekën nga papunësia gjatë javës që përfundoi më 4 korrik.
Nëse shtojmë personat që përfitojnë një ndihmë të zgjatur të papunësisë, si pjesë e planit stimulues amerikan përballë pandemisë, si të vetëpunësuarit, gjithsej 32 milionë persona marrin ndihmë financiare.
“Në frontin e aktivitetit ekonomik në SHBA, rimëkëmbja në sektorin e shitjes me pakicë në SHBA u konfirmua në qershor me një rritje prej 7,5%”, sipas të dhënave nga Departamenti i Tregtisë i publikuar sot.
Ishte muaji i dytë i rritjes pas tre muajsh rënie për shkak të masave kufizuese. Kjo shifër është më e mirë sesa pritej nga analistët, të cilët prisnin një rritje prej 5,2%.