Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden i bëri thirrje presidentit Trump të kërkojë para kamerave fundin e “rrethimit” të Kapitolit, duke e cilësuar sulmin kundër ndërtesës së Kongresit si një sulm të paprecendent kundër demokracisë.

Mbështetësit e presidentit Trump u përplasën sot me forcat e rendit dhe hynë me forcë në Kapitol Hill.

Policia përdori gaz lotësjellës për shpërndarjen e tyre, ndërsa deputetët e pranishëm u udhëzuan të përdornin maska ​​gazi, sipas raportimeve nga burimet në vendngjarje.

Kongresi u detyrua të ndërpriste urgjentisht seancën e jashtëzakonshme, që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.