Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows tha se ishte optimist që presidenti Donald Trump mund të dalë nga spitali sonte vonë.

“Ne jemi akoma optimistë se ai do të jetë në gjendje të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pak më vonë sot”, tha ai në një deklaratë për Fox News.

Meadows theksoi se mjekët kanë bërë përparim të pabesueshëm në trajtimin e Trump-it dhe se ai po vazhdon të përmirësohet