Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus duke e dërguar në total numrin e të infektuarve në 548. Ndërkohë që po në 24 orët e fundit janë shëruar 19 pacientë, teksa në total janë 302 personat që e kanë fituar luftën me COVID-in.