Aktorja Itziar Ituno, e cila luan rolin e “Lisbonës” në një nga serialet më të ndjekur në “Netflix”, “La Casa de Papel”, është shëruar nga koronavirusi, ndërsa nuk kanë munguar akuzat edhe për qeverinë spanjolle.
Ajo ishte diagnostikuar me COVID-19 më 19 mars, ndërsa analizat e fundit e kanë nxjerrë negative ndaj virusit.
Në një intervistë për radion ‘Cuidad’, aktorja tha se gjithçka ka kaluar dhe se aktualisht është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.
Spanja është ndër vendet më të prekura prej këtij virusi, dhe aktorja nuk ka kursyer kritikat për qeverinë e këtij vendi.
“Masat e qeverisë erdhën vonë. Nuk u mor seriozisht, njerëzit shkonin në punë normalisht edhe kur në Itali kishte shumë të vdekur. Nuk më duket e pranueshme që për të mbrojur ekonominë, njerëzit të lidhen në gojën e ujkut. Na gënjyen për gjendjen reale që njerëzit të mos i kapte paniku dhe kjo do të thotë t’i trajtosh njerëzit si të jenë fëmijë. Në fillim njerëzit e dinin se virusi prekte vetëm moshat e treta ata mbi 80 vjec por nuk ishte kështu. Në Spanjë ka shumë njerëz nga mosha 40-50 që janë në terapi intensive duke luftuar me vdekjen. Kjo sëmundje nuk prek vetëm sistemin respirator por edhe atë neurologjik. Është shumë e friskshme duhej të na i kishin thënë të gjitha këto”, tha aktorja gjatë intervistës.
NEWSBOMB