Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Një 60-vjeçar me iniciale B.M ka humbur jetën pas një sherri.

Sipas asaj që mësohet nga uniformat blu të qytetit bregdetar, ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në lagjen “11 Janari”.

Viktima është konfliktuar me fqinjin e tij për motive pronësie. Pas sherrit ai mbeti i lënduar rëndë. Edhe pse u dërgua në spital nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Autori i kësaj ngjarje është identifikuar nga policia, të cilët shprehen se po punojnë për kapjen dhe arrestimin e tij/tvklan.al