Në mbledhjen e së premtes, Kryetari i Komisioni Hetimor, Alket Hyseni i propozoi komisionit miratimin e planit të hetimit dhe zgjedhjen e dy ekspertëve ligjorë.

Anëtarja e Komisionit Hetimor, Klotilda Bushka propozoi ekspert ligjor Erin Mërkurin.

“Komisionet Hetimore kanë të drejtë të caktojnë ekspert ose ekspert ligjor. Ekspert janë ata që vendosen sipas rregullave të Kodit të Procedurës Penale dhe emërohen si të tillë në këto procese për ekspertiza të ndryshme të cilat janë të një natyre për  çështje që nuk janë në njohuri të komisionit për çështje që nuk janë ë njohuri të komisionit në lidhje me objektin e hetimit. Ndërsa  ekspertë ligjorë janë ata që nuk duhen ngatërruar me grupin e parë të ekspertëve, por janë ekspert q ndihmojnë komisionin në veprimtari për çështje ligjore. Ne kemi bërë një diskutim paraprak me disa ekspert për të parë nëse kishte konflikt interesi apo jo, si dhe kemi konsultua me kryesin e Komisionit Hetimor në lidhje me kush mund ti plotësonte kriteret për t’i shërbyer këtij komisioni në përputhje me gjithçka  që parashikon ligji, kështu kemi arritur në konkluzionin të kemi dy ekspert ligjor, një prej të cilëve do të jetë konstitucionalist dhe ky është Erin Mërkuri”, tha ajo

Nga ana e saj, anëtarja e Komisionit Elena Xhina propozoj si ekspert Artan Spahiu.

Pasi u hodh në votim, Komisioni Hetimor miratoi caktimin e dy ekspertëve, Erin Mërkuri dhe Arstan Sapahiu.

Deputeti Myslim Murrizi ngriti dy çështje në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Murriz sugjeroi që të vihet në dispozicion praktika e shkarkimit të Presidentit të Italisë në vitin 1993. Po ashtu Murrizi kërkoi që në seancën hetimore të thirrej edhe kreu i SHISH, edhe Drejtori i Policisë së Shtetit.

“Unë ne do të jemi deputet deri me datën 9 shtator. Ne nuk bëjmë gjyqe do të shprehemi me votë. Është hera e parë që një komision hetimor ka edhe një organ tjetër. E para është votimi në seancë dhe vendimi atij Kuvendi. Nëse do të jetë 94 do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Do doja që ta shtrinim pak kërkesën ne arshivat e parlamentit. Do doja të kishim në dispozicion praktikën e shkarkimit të presidentit të Italisë në ’93 pas kërkesës së një deputeti. Të na vihet në dispozicion praktika në Itali se çfarë hapash kanë ndjekur, unë nuk mjaftohem me Lituaninë. Do të doja të kishim shefin e SHISH apo dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, të zhvillohej një seancë dëgjimore”- tha Murrizi.

Anëtari i komisionit Spartak Braho tha se, duke studiuar materiale që kemi disponibël këtu përpara, kam një çështje e cila kërkon njohuri specifike. Duke përfituar se në komision ne kemi dy mjekë do të vë në dukje këtë gjë: “në sensin e problematikës që unë shoh nga leximi i materialeve. Nga materialet audio dhe vizive që ky komision disponon në lidhje me deklarimet e Presidentit në data të ndryshme të periudhave zgjedhore të krijohet përshtypja se ai shfaqet në gjendje psikologjike dhe karakteriale aspak normale, madje ka formulua dhe akuza për drejtues kryesor të shtetit të cilët trajtojnë dhe shfaqen si kapërcime logjike të tija”.

Më datë 24 prill Presidenti deklaron publikisht: “Të dashur prokuror dhe gjyqtarë, dëgjojeni  Presidenti, boll dëgjuat përfaqësuesit e Ndragetës, Don Agaçion, nëse jo një  pikë gjak të derdhet nesër, por dhe një pikë lot, mjerë ju. Nesër duhet të jetë festa e demokracisë. Po me datën 24 prill ditën e heshtjes zgjedhore Presidenti deklaron: “Kriminelët janë kudo të rrezikshëm, por më të rrezikshëm janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata  që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë, prandaj thirrni mendjes. Përsëri më 24 prill: “Sfurqet do jenë të dielën nëse preket vota, zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës nuk do të ketë më, kjo histori ka marrë fund, unë kam besim te shqiptarët..etj.

Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e Presidenti Ilir Meta mblidhet të hënën dhe vijon të martë me seancën dëgjimore me Presidentin e Republikës. Po ashtu, Komision cakton datën 20 maj për dorëzimin e materialit me shkrim të ekspertëve.