Disa shkencëtarë në Kaliforni pretendojnë se kanë gjetur një antitrup që bllokon tërësisht koronavirusin. Ata thonë se tashmë kjo është kura që duhet kundër Covid-19. Shkencëtarët  e një kompanie me emrin Sorrento Therapeutics, me qendër në San Diego, thonë se antitrupi STI-1499 ndaloi koronavirusin që të hyjë në masën 100% në qelizat e shëndetshme njerëzore, dhe këtë e vërtetuan përmes një eksperimenti.

Përmes një deklarate, ata thonë se mund të prodhojnë deri në 200,000 doza të antitrupave në muaj, dhe mund ta nxjerrë në treg ilaçin shumë më shpejt sesa vaksina. Kompania e ka paraqitur ilaçin tek FDA për miratim urgjent, por ende nuk kanë marrë aprovimin.

Shkencëtari Henry Ji ka thënë se ilaçi i tyre do funksionojë me 100%.

‘Nëse ne e kemi antitrupin neutralizues, nuk keni nevojë më për distancimin social, me këtë kurë ju mund të ktheheni në normalitet pa frkë, dhe të afroheni me njëri tjetrin’.

Megjithatë, ka dyshime. Antitrupi nuk është testuar tek njerëzit kështu që nuk dihet se si mund të reagojë dhe efektet e tij mbeten ende të panjohura./tp/