Shkencëtari britanik për mjekësinë, Mark Walport mendon ndryshe nga OBSH sipas së cilës koronavirusi do të përfundojë brenda dy viteve.

Ish- kryekëshilltari shkencor i qeverisë britanike në periudhën 2013- 2017, thotë se koronavirusi do të jetë përgjithmonë.

Sipas tij ai do të ekzistojë në një formë apo në një tjetër. Por për Walport, zgjidhje është vetëm vaksinimi dhe ai thotë se nuk duhet bërë njëherë, por disa herë tek popullsia në intervale të rregullta kohore.