Një tërmet me madhësi 4.93 rihter të shkallës Rihter ka rënë mbrëmjën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave nga Instituti i Lëkundjeve Sizmike tërmeti ka rënë rreth orën 22:17 në Dibrën e Madhe.
Thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra, ndërkohë që deri tani nuk janë raportuar dëme në ndërtesa dhe as të lënduar. Tërmeti përveç Dibrës së Madhe është ndjerë edhe në zonat rreth e qark epiqendrës.