ATSH/ Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rama theksoi se “pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”.

“Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, tha Rama.

Marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Kroacisë lehtëson trajtimin e barabartë dhe qasjen ndaj përfitimeve sociale për qytetarët e të dy vendeve.

Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janë Hungari, Çeki, Gjermani Maqedoni e Veriut, Luksemburg, Bullgari, Austri, Turqi, Belgjikë, Itali, etj.

/k.s/j.p/