Kombëtarja shqiptare do të presë këtë të dielë Kazakistanin në ndeshjen e parafundit të Ligës së Komeve.

Në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë kërkojnë fitoren për të mbajtur “gjallë” shpresën për vendin e parë në grup.

Ndeshja e parë me Kazakistanin në transfertë përfundoi me rezultatin 0-0.

Aktualisht grupin e udhëheq Bjellorusia me 7 pikë, i cili do të jetë dhe kundërshtari i fundit i Shqipërisë.

Kombëtares tonë, i duhet fitore në të dy ndeshjet e mbetura si dhe një hap fals nga ana e Lituanisë që ndodhet në vendin e dytë me të njëjtat pikë si Shqipëria.
Me barazim pikësh, Lituania renditet sipër nesh, kjo për shkak dhe të fitores në ndeshje direkt me kuqezinjtë.
Si trajneri Edi Reja, ashtu edhe Etrit Berisha, para ndeshjes deklaruan se ndaj Kazakistanit luajnë vetëm për fitore.
Ndeshja zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.