Të tjerë refugjatë sirianë janë kapur në tentativë të paligjshëm të kufirit.

Mësohet se 50 sirianë janë kapur brenda një mjeti të tonazhit të rëndë në aksin Korçë-Pogradec.

Policia ka pikasur mjetin e tonazhit të rëndë në afërsi të fshatit Pirg ku e ka ndaluar dhe kontrolluar. Aty janë zbuluar 50 sirianët që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe po udhëtonin me mjetin në fjalë.