Ministria e Shëndetësisë përmes Eugena Tominit ka bërë të ditur rastet e reja me COVID-19 për 24 orët e fundit. Sipas saj në 24 orët e fundit janë testuar 171 persona, mes të cilëve vetëm shtatë kanë rezultuar pozitiv. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 789.

Sakaq raportohet se në spitalin infektiv 1 dhe 2 janë të shtruar gjithsej 31 pacientë, mes të cilëve shtatë në terapi intensive. Sipas Tominit pjesa më e madhe e pacientëve aktivë po ndiqen nga mjekët e familjes.