Stresi i nxehtësisë, dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarreve, përhapja e mushkonjave që bartin sëmundje në rajone të reja falë rritjes së temperaturave. Këto janë vetëm disa nga mënyrat se si është ndikuar dhe përkeqësuar shëndeti publik nga ndryshimet klimatike, që për herë të parë kanë qenë në qendër të vëmendjes në samitin vjetor të OKB-së për klimën, COP28.

 

 

Ministrat qeveritarë pritet të bisedojmë për mënyrat se si mund t’i mbrojnë njerëzit nga kërcënimet shëndetësore si pasojë e ndryshimit klimatik, të cilat rrezikojnë ta zhbëjnë përparimin dekadash në shëndetin publik. Nga viti 2030, ekspertët presin që vetëm katër nga këto kërcënime, kequshqyerja apo mosushqyerja, malaria, diarreja dhe stresi i nxehtësisë – do ta rrisnin numrin e përgjithshëm të të vdekurve në gjithë botën për 250.000 për vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

“Ngjarjet e motit ekstrem po bëhen ngjarje të shëndetit ekstrem”, tha Martin Edlund, shef ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse për shëndetin global, Malaria No More.tch