Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka filluar këtë të diel në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00.

 

 

Për herë të parë do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët.

 

Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.

 

 

Në rast se asnjë nga kandidatët nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short.

 

Ndonëse cilësohen si garë për të zgjedhur kandidatin më të mirë, në katër prej bashkive primaret duket të dalin jashtë loje, për sa kohë është rezulton të jetë vetëm një kandidat. Në Shkodër, kandidati i vetëm është Bardh Spahia, në Elbasan Luçiano Boçi, në Kukës Admir Sinamati dhe në Poliçan kandidati i vetëm është Behar Xhaferaj.

 

Top Channel