ATSH-Maela Marini/ Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier u shpreh sot se e entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti europian në Shqipëri.

“I bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për BE, që e kanë humbur nga sytë dimensionin historik të projektit europian, ‘ejani në Shqipëri dhe lejoni të ‘infektoheni’ me shpirtin proeuropian’”, tha ai, gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë.

Presidenti Steinmeier u shpreh se “Shqipëria i përkushtohet Europës në mënyrë pothuajse empatike”.

“Qëndrimin tuaj të qartë proeuropian kam mundur ta vëzhgojë përmes kontakteve të shumta dhe kam ndjerë gëzim akoma më shumë në këtë kohë kur në Europë bëhet një politikë skeptike ndaj BE-së”, tha ai.