Kanë kaluar vetëm pak ditë nga ngjarja e rëndë që ka shkaktuar jo pak reagime e që ka shokuar opinionin publik. Në Babrru të Tiranës, e më saktësisht në shkollën 9 vjeçare “Azem Hajdari” është abuzuar seksualisht nga roja i shkolles një vajzë 15 vjeçare, e cila mësonte aty. Në emisionin e radhës “Takimi Rozë” në TV Skampa u diskutua, jo vetëm për ngjarjen në fjalë, por për fenomenin në tërësi, duke ndarë mendime mbi ndërgjegjësimin qytertar dhe mbrojtjen e të miturve. Me gazetaren Bruna Kërçyku në studio, ishte pedagogia e mirënjohur e Universitetit të Tiranës Iris Luarasi, por e njohur edhe si një aktiviste dhe zë i fuqishëm për mbrojtjen e grave dhe vajzave. Nënkryetarja e Bashkisë së Elbasanit Vesa Liço informoi për strukturat shtetërore për mbrojtjen e të miturve, por edhe nivelin e sigurisë në shkolla, ndërsa psikologia Jonida Mustafaraj kërkoi më shumë vëmendje nga ana e prindërve, por edhe mësuesve dhe e edukatorëve në lidhje me sjelljet e fëmijëve që në moshë të hershme. Për hërë të parë në të gjithë Shqipërinë pati një ndërgjegjësim të madh qytetar për mbrojtjen e fëmijëve. Këtyre tubimeve ju bashkuan dhe emra të njohur të artit dhe ekranit të cilët u bënë bashkë në një kauzë të rëndësishme. Ekzkluzivisht për TV Skampa përcollën mendimin e tyre si nëna dhe gra duke dënuar aktet e çdo lloj dhune ndaj të miturve Alketa Vejsiu, Aurela Gaçe dhe Ilda Lumani. Duke qenë personazhe fort të dashura dhe me influencë të gjerë në publik, e sidomos tek të rinjtë, mendimi i tyre dhe bashkimi në këtë tubim u vlerësua si shumë i rëndësishëm edhe nga paneli në studio. Znj. Luarasi më tej theksoi edukimin e fëmijëve, grave e vajzave për të mos heshtur dhe për të mos pranuar asnjë lloj abuzimi, ngado që vjen ai. Ajo vuri në dukje se ligjet shqiptare janë të shkruara shumë mirë, por gjithçka çalon tek zbatimi i tyre. Znj. Luarasi u bëri thirrje grave e vajzave të telefonojnë në linjën pa pagesë 116-117 për të kërkuar ndihmë, por edhe thjesht për të folur e për të marrë një mendim nga specialistët. Një fëmijë që abuzohet pëson tramë të rëndë psikologjike e cila, sipas psikologes Mustafaraj, mund të zgjatë gjatë dhe fëmija ka nevojë për trajtim psikologjik. Mustafaraj vuri në dukje se jo vetëm vajzat abuzohen, por edhe djemtë dhe traumat e tyre, janë shumë të rënda. Mustafaraj u bëri apel edukatorëve, prindërve të vërejnë sjelljet e fëmijës, vizatimet e tyre apo lojërat për të mësuar më shumë për jëtën e tyre. Edhe si nënë e dy fëmijëve me adoleshencë të kaluar tashmë, Z. Liço vuri në dukje rëndësinë e afrimitetit familjar për të krijuar besim dhe mbrotje tek fëmija. Në cilësinë e nënkryetares së Bashkisë së Elbasanit ajo tha se një punë e mirë është bërë me vendosjen e kamerave në shkolla për rritjen e sigurisë, por mbetet ende shumë për t’u bërë, sidomos përsa i përket oficerëve të sigurisë. Po ashtu, sipas saj, strukturat e Shërbimit Social funksionojnë më së miri në bashkëpunim edhe me organizata partnere. Plot 66 fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt, apo janë dhunuar fizikisht nga familjarët e tyre prej 1 janarit 2019 deri në 1 qershor 2020. Shifra në fjalë është pjesë e përfundimeve të një studimi të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA. Në 18 muajt e monitorimit, llojet e abuzimeve janë nga ngacmimet seksuale, te përndjekjet dhe te dhuna seksuale. Mes rasteve të identifikuara është edhe ai i qershorit 2019 në Fier, ku një e mitur 10-vjeçare është dhunuar seksualisht nga një 67-vjeçar. Ndësa harta gjeografike e abuzimeve seksuale me të miturit shtrihet në Tiranë dhe qytetet më të mëdha të vendit, si Durrës, Vlorë e Shkodër, por edhe në qytete të njohura për nivel të ulët kriminaliteti si Librazhd dhe Përmet. Për këtë shkak, CRCA kërkon nga institucionet në vend ndryshim rrënjësor të qasjes që sistemi i drejtësisë dhe i mbrojtjes së fëmijëve kanë ndaj fëmijëve viktima të dhunës seksuale, dëmshpërblim për ta dhe miratim të një protokolli të trajtimit të rasteve të fëmijëve viktima të dhunës seksuale, të detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet publike në kontakt me viktimën dhe që kanë për detyrë mbrojtjen e fëmijëve.
“Takimi Rozë”, diskutohet dhuna ndaj të miturve
138
0
Xhafa: 86,6 milionë lekë për Agjencinë e Diasporës në 2027-ën, fuqizojmë lidhjet me komunitetet...
ATSH/ Agjencia Kombëtare e Diasporës ka një buxhet të parashikuar prej 86,6 milionë lekësh për vitin 2027, i cili synon të mbështesë fuqizimin e...
Malaj: Monitorim për uljen e çmimeve nga ulja e TVSH-së, taksë shtesë për apartamentet...
ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se janë rreth 54 produkte që konsumatorëve shqiptarë do t’u kushtojnë më pak nga janari i...
Malaj: Dyfishohet bonusi i pensionistëve nga 1 janari 2027
ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se indeksimi i pensioneve do të ndodhë në prill 2027, me një fond të parashikuar prej...
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike
ATSH/ Një sistem i ri detyrimesh për menaxhimin e mbetjeve të ambalazheve dhe depozitë-rimbursimi për shishet plastike e kanaçet e pijeve parashikohet të zbatohet...
Rriten eksportet drejt Kosovës dhe Greqisë, BE zë 54,6% të shkëmbimeve tregtare
ATSH/ Kosova dhe Greqia ishin ndër partnerët që kontribuuan më shumë në rritjen e eksporteve gjatë shtatorit 2026, ndërsa Bashkimi Europian ruajti peshën kryesore...
INSTAT: Rritja e çmimeve të konsumit 2,7% në shtator
ATSH/– Çmimet e konsumit në Shqipëri shënuan rritje vjetore me 2,7% në shtator 2026, ndërsa krahasuar me muajin gusht u rritën me 0,4%, sipas...
Shqipëria prezantohet në World Travel Market London 2026
ATSH/ Shqipëria do të prezantohet nga data 3 deri më 5 nëntor në World Travel Market London 2026, një nga panairet dhe platformat më...
Femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare, mbahet protestë para Qeverisë e KGJK-së
ATSH/ Ka vazhduar sot në Prishtinë protesta e radhës në shenjë revolte ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës të dielën e...
Evi Reçi dhe Bora Faira fitojnë çmimin “Best Human–AI Collaboration” në Kanë
ATSH/ Projekti muzikor “Nata Sonte”, që bashkon këngëtaren Evi Reçi me artisten virtuale Bora Faira, është vlerësuar me çmimin “Best Human–AI Collaboration” në World...
Certifikim i detyrueshëm për ekspertët mjedisorë, provim dhe tarifa deri në 15 mijë lekë
ATSH/ Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e rregullave, të procedurave dhe kritereve për pajisjen me certifikatën e ekspertit...
Kuvendi i Kosovës themelon komision hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
ATSH/ Kuvendi i Kosovës ka themeluar me 90 vota Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt,...
Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin
ATSH/ Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhjet e sotme 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas zgjedhjeve të...
Moti
Elbasan
overcast clouds
14.4
°
C
14.4
°
14.4
°
63 %
3.1kmh
90 %
Die
17
°
Hën
17
°
Mar
17
°
Mër
16
°
Enj
20
°



























