Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Rumani morën pjesë ditën e martë në ‘protestën e rraskapitjes’, duke kritikuar politikanët që nuk kanë mbajtur premtimet për të ndihmuar stafin e vijës së parë gjatë pandemisë.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, kishte premtuar një shpërblim prej 500 eurosh për stafin mjekësor që punon me pacientët me koronavirus, por jo të gjithë ishin paguar, çka solli protestën e sotme në Bukuresht.

“Qeveria premtoi ndihmë financiare dhe ky premtim nuk është mbajtur.”,- tha Leonard Barascu, presidenti i sindikatës ‘Sanitas’.

Protestuesit mbanin pankarta me shkrimin:  “Ne jemi të rraskapitur nga mungesa e stafit” dhe “Ne jemi të rraskapitur nga mungesa e respektit”.

“Në fillim të pandemisë ne ishim heronj. Tani ne nuk jemi më dhe aq … Në vend që të marrim respekt sepse punojmë shumë, sëmuremi, gjithashtu vuajmë.”,-tha Raluca Olaru, një mjek dhe shef laboratori.

Drejtuesit e sindikatave thanë se punëtorët në sistemin e kujdesit shëndetësor janë të rraskapitur pas muajsh nga lufta me pandeminë, por nuk po vlerësohen siç duhet, shkruan EuroNews.