Të shtëna me armë janë regjistruar në Tiranë në zonën e njohur si Lulishtja te ‘Komuna e Parisit.’

Policia njofton se është plagosur një 22-vjeçar brenda makinës së tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në vendngjarje  kanë mbërritur forca të shumta policie, siç shihet edhe në pamje.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

Top Channel