Telegram ka prezantuar një funksion të ri të quajtur Voice Chat 2.0 brenda aplikacionit të tij Android, që ofron mundësinë e hapjes dhe pjesëmarrjes në biseda audio, ashtu si Clubhouse, rrjeti social i momentit.

Megjithatë, bisedat audio në Telegram ndryshojnë në disa elementë unikë: për shembull, pjesëmarrësit mund të vendosin të mbeten “anonimë”, duke zgjedhur që thjesht të renditen në mesin e dëgjuesve, pa zbuluar emrin e tyre të vërtetë ose pseudonimin.

Përveç kësaj, administratorët e hapësirave të bisedave mund të regjistrojnë të gjithë ose një pjesë të ngjarjes audio, për ta ribotuar atë më vonë.

Përditësimi në Android sjell përmirësime të tjera të vogla, të tilla si zgjedhja e veprimit që bëhet me një rrëshkitje majtas dhe djathtas, përfshirë arkivimin, rregullimin, heshtjen, fshirjen ose shënimin e një bisede si të lexuar.

Ky përditësim vjen pothuajse në bashkëpunim me fillimin publik të Tëitter Spaces, një projekt i stilit Clubhouse dhe një tjetër përpjekje tjetër nga mikroblogu për të shfrytëzuar trendet e bëra të famshme diku tjetër, të tilla si postimet në mënyrën Fleet, që marrin Historitë e Instagram./