ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka pritur për herë të parë në zyrën e saj homologun nga Kosova, Ramë Likaj.
Gjatë takimit të zhvilluar me homologun nga Kosova u theksua edhe rëndësia e bashkëbisedimit të frytshëm rreth angazhimit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në lidhje me platformën https://akademi.al, e cila adreson një çështje të përbashkëta duke u përdorur falas në të dy anët e kufirit.
“Në takimin e zhvilluar me homologun nga Kosova, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm rreth angazhimit tonë të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme mes dy vendeve tona”, u shpreh Kushi.
“Ne veçanërisht u ndalëm tek arsimi parauniversitar, ku diskutuam mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në lidhje me platformën https://akademi.al, e cila adreson një çështje të përbashkët tonën duke u përdorur falas në të dy anët e kufirit dhe duke u mundësuar nxënësve e mësuesve një alternativë shumë të mirë si në kushtet aktuale të imponuara nga pandemia, ashtu edhe në të ardhmen”, tha Kushi.
Kjo platformë është një domosdoshmëri për nxënësit e arsimit parauniversitar, që u jep mundësi atyre të mos humbin asnjë orë mësimore gjatë vitit shkollor. Akademi.al krijon mundësinë për mësim online dhe shërben për nxënës nga 3 deri 18 vjeç. Aty mund të kryhen të gjitha proceset mësimore, përfshirë edhe dorëzimi i detyrave të shtëpisë.