Një 18-vjeçar është arrestuar dhe dy të mitur të tjerë nën hetim për vjedhjen e një dyqani në Bulqizë.
Denoncimin e ka bërë pronari i dyqanit L.O., 59 vjeç në fshatin Gjoricë. Të rinjtë dyshohet se kanë thyer xhamat e dyqanit dhe kanë vjedhur produkte të ndryshe dhe një shumë parash.
Në pranga u vu 18-vjeçari V.K nga Bulqiza si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës për dy shtetas të moshës 16 dhe 13 vjeç.
Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel