Një bombul oksigjeni ka shpërthyer brenda një banesë në Tiranë.

Bombula ka shpërthyer në banesën e një familjeje, anëtarët e së cilës ishin të infektuar dhe të izoluar prej Covid-19.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç.

Në banesën e tij ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19.

Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar

“Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë