Një zjarr masiv ka rënë këtë të enjte në Indi, në ndërtesën e institutit prodhues më të madh të vaksinave në botë, duke vrarë të paktën 5 punonjës.
Shefi ekzekutiv i institutit ‘SII’ bëri me dije se nuk është prekur prodhimi i vaksinave kundër Covid-19 dhe se zjarri tashmë është vënë nën kontroll.
Trupat e të vdekurve u gjetën mes rrënojava, pasi zjarrfikësit kishin shuar zjarrin, i cili shpërtheu në orën 14:45 dhe u përhap shpejt në dy katet e ndërtesës.