Shumë shpejt gjiganti mediatik botëror Deutsche Welle do të publikojë një reportazh kushtuar transformimit të shpejtë të Tiranës, si një qytet modern dhe model.

DW ka zgjedhur Piramidën e transformuar, e cila do të shërbejë si qendra më e madhe e teknologjisë në rajon.

“Në projektin tonë të radhës do të fluturojmë në Europë, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Një pikë referimi ikonike po i nënshtrohet rikonceptimit, duke mbyllur trashëgiminë saj si një trofe komunist. Ndërtuar në 1980, arkitektura e dikurshme komuniste është duke ndryshuar për zhvillime të reja. Janë shtuar shkallët, për të lejuar vizitorët të shëtisin ndërtesën dhe për të shijuar pamjet mahnitëse të qytetit. Piramida e rikoncepturar do të akomodojë klasa mësimi, kafene dhe zyra për kompanitë e teknologjisë. Ideja është përdorimi i një hapësire, që më përpara funksionoi si formë presioni, për të edukuar brezat e rinj. Transformimi i Piramidës së Tiranës qëndron si një shembull interesant se si një ndërtesë e braktisur mund të rikonceptohet për një gjeneratë të re, duke ruajtur gjithashtu historinë e saj. E ardhmja emocionuese vërteton që arkitektura moderne nuk është e thënë që gjithnjë duhet të fillojë nga e para”, thuhet në promon e publikuar nga Deutsche Welle.

Top Channel