Transporti publik nuk do të rifillojë punën as të hënën që vjen për shkak të pamundësive financiare dhe në mungesë të një marrëveshjeje me qeverinë.

“Nuk do të ofrohet shërbimi nëse nuk plotësohen kërkesat. E kemi dërguar protokollin për rishikim”.

Megjithatë, më parë u propozua nga institucionet shtetërore që operatorët e transportit publik te mundësonin udhëtim pa pagesë, për sa kohë nuk do të kishte faturino.

“Udhëtimi falas deri në bërjen e biletës elektronike, për shkak të distancës e lekëve”.

Ndërsa transporti publik nuk ka rifilluar për vendasit, turistët e kanë marr atë shërbim. Por operatorët paralajmërojnë se as ajo s’ka për të ndodhur më, kur për sjelljen e turistëve sanksionohen transportuesit.

“Gjobat për operatorin prej sjelljes së pasagjerëve”.
Turistët e tj do mbeten në aeroport.

Unioni i transportit publik i bën thirrje qeverisë që të ulen sa më parë në tryezën e diskutimit për t’i dhënë zgjidhje sa më shpejt situatës, në të kundërt do të vijojnë protestat.

“Në këto 30 vite trenin e vranë. Ju lutem mos e lini dhe pa transport publik”.

Top Channel